Në Gllogjan të Deçanit gjendet një femër e pajetë

14.06.2020 16:49:58

Trupi i pajetë i një femre, e moshës rreth 20-vjeçare, është gjetur sot në orët e mëngjesit në Gllogjan të Deçanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot pas orës 06 e 10 minuta policia është njoftuar për një rast në fshatin Gllogjan. Në vendin e ngjarjes është gjetur një trup të pajetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare”, tha Gashi.

Më tej ai ka theksuar se janë kryer të gjitha procedurat policore, njësitet kompetente të gjitha kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gashi nuk ka dhënë detaje të tjera për rrethanat e vdekjes, por mësohet se viktima është e moshës rreth 20-vjeçe