Në Izbicë të Skënderajt nesër rivarroset foshnja e vrarë në luftë

Në Izbicë të Skënderajt nesër rivarroset foshnja e vrarë në luftë

27.12.2017 18:42:38

Eshtrat e një foshnje do të rivarrosen nesër në fshatin Izbicë të Skënderajt.

Ajo ishte vrarë në masakrën e Izbicës së bashku me qindra banorë tjerë të kësaj ane.

Për t’i zhdukur gjurmët trupat e të vrarëve janë dërguar në Serbi duke i varrosur në varreza masive.

Eshtrat e foshnjës që do të rivarroset nesër janë gjetur në varrezën masive në Petrovo Sello të Serbisë dhe tek tash janë identifikuar se kujt i përkasin.

Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj tha se trupi i foshnjës u është dorëzuar familjarëve dhe ajo do të varroset nesër në orën 12:00 në varrezat e Izbicës.