Në Klinikën për Onkologji në Shkup u hap laboratori më bashkëkohor për hemoterapi

16.03.2017 22:43:50

Në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji tanimë është lëshuar për punë dhe funksionim laboratori më bashkëkohor për përgatitje të hemoterapisë në rajonin më të gjerë, në të cilën mund të kryhen edhe përgatitje të ushqimit artificial për pacientë specifik. Bëhet fjalë për investim prej rreth 21,5 milionë denarësh, gjegjësisht mbi 350 mijë euro

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili e vizitoi Klinikën. Ai tha se laboratori mundëson përjashtim të tërësishëm të çfarëdo qoftë gabimi gjatë përgatitjes së hemoterapisë që do të thotë përmirësim serioz i trajtimit të pacientëve me sëmundje onkologjike.

Me këtë investim, Todorov theksoi se është mundësuar përgatitja e terapisë e cila do të pamundësojë çfarëdo qoftë gabimi, do ta ngrit nivelin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, por edhe tërësisht e përmirëson mjedisin e punës për të punësuarit në këtë repart, duke pas parasysh se bëhet fjalë për materiale toksike dhe çfarëdo avullimi i hapësirës që jashtëzakonisht keq ndikon në shëndetin e atyre që punojnë.