Në kremtimin e 27-vjetorit të themelimit të LDK-së në Podujevë, qytetarët bindshëm treguan respektin dhe besimin e tyre ndaj partisë tonë.

18.03.2017 15:27:05

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar komune në Podujevë z. Agim Veliu, falenderoi veprimtarë e intelektualë që punuan dhe ruajtën vlerat e LDK-së, njëherit i kontribuan partisë dhe shtetit. Poashtu ai shpalosi punën në komunë dhe fuqishëm beson në qytetarët e Podujevës se prap do të zgjedhin qeverisjen më të mirë për ta.

Lideri i LDK-së, njëherit kryeministri Akademik Isa Mustafa, duke i falenderuar të gjithë për kontributin e tyre theksoi edhe njëherë që qendra do ta përkrahë në vazhdimësi komunën e Podujevës.

LDK-së, në këtë komunë i beson qytetari, dhe bashkë me ta do të qeverisin prap pasi që prioritet i komunës është mirëqeverisja dhe transparenca ndaj tyre.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës