Në lindje të Turqisë vriten 92 terroristë të PKK-së

02.06.2017 12:33:25
Së paku 92 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në operacionet e forcave turke të sigurisë gjatë shtatë ditëve të fundit në lindje të vendit.

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke janë publikuar informacione mbi aktivitetet e forcave turke të sigurisë në shtatë ditët e fundit, dhe se aksionet janë zbatuar kundër PKK-së në qytetet Hakkari, Sirnak, Diyarbakir, Bingol, Elazig, Erzurum, Ardahan, Hatay, Osmaniye dhe Gaziantep.

Gjatë aksioneve janë neutralizuar së paku 92 pjesëtarë të organizatës terroriste, ku u është dhënë goditje e rëndë terroristëve të cilët ishin në përgatitje të kryejnë aktivitete terroriste.

Objektiv sulmeve kanë qenë edhe shpellat të cilat terroristët i shfrytëzonin si strehimore. Po ashtu, gjatë aksioneve janë konfiskuar edhe dy raketa anti-tankë, katër minahedhës, 11 raketahedhës, 61 pushkë, dy snajper, 63 bomba dore, dhe një sasi e madhe e armëve të ndryshme. Janë shkatërruar së paku 55 depo dhe shpella të cilat terroristët i përdorin si strehimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Krahas armëve dhe municionit, forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar më shumë se 500 kilogramë lëndë narkotikë të ndryshme, dhe 98.822 pako cigaresh.

Me këtë u është shkaktuar goditje e rëndë terroristëve edhe kur është në pyetje financimi i organizatës. Gjatë shtatë ditëve të fundit kanë rënë dëshmor së paku 23 pjesëtarë të forcave të Turqisë, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur. Përveç kësaj, 11 ushtarë turq ranë dëshmorë në rrëzimin e helikopterit afër qytetit Sirnak.

PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).