Në mesin e të propozuarave nga Qeveria për kryetar të Bordit të ZRrE-së, edhe ish-ministri i AKR-së

24.07.2018 16:29:44
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar emrat e 4 kandidatëve për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Në mesin e 4 të propozuarave emrat e të cilëve i ka siguruar lajmi.net, është edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e AKR-së, Fadil Ismaili.

Në mesin e të propozuarave është edhe Petrit Pepaj, ish- drejtor menaxhues në ZRrE, Bekim Jakupi ka qenë drejtor bordit në Termokos. I propozuar  është dhe Përparim Kabashi, ish- anëtar i bordit në ZRrE.

Këta emra do t’i dërgohen Kuvendit ku do të zgjidhet njëri nga të propozuarit.