Në Obiliq tentohet të vidhet lapidari i UÇK-së

26.01.2018 10:07:12

Në fshatin Hamidi të komunës së Obiliqit ka ndodhur një gjë jo fort e zakonshme.

Policia ka arrestuar dy persona, të cilët kanë vjedhur një pllakë e cila shërbente për ndriçimin e lapidarit të UÇK-së.

“Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë zënë në flagrancë duke vjedhur një pllakë solare të energjisë e cila ka shërbyer për ndriçimin e lapidarit të UÇK-së. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje “, ka njoftuar Policia e Kosovës..

Ky nuk është rasti i parë, pasi edhe në disa komuna të Kosoëvs ka pasur raste kur lapidaret e ndryshme janë dëmtuar.