Në prag të 108 vjetorit: Gjendja e Shtëpisë muze e Kongresit të Manastirit (foto)

05.11.2016 18:38:04

Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë nga përvejtori i Kongresit të Manastirit, në të cilin u vendos për alfabetin e gjuhës shqipe (14 -22 nëntor 1908), shtëpia ku është mbajtur vazhdon të jetë në gjendje të palakmueshme. Edhe pse e hapur për vizitorë, shtëpia muze e Kongresit të Manastirit, 108 vjetorin e këtij kongresi e pret me pamje jo të mira. Edhe pse është investuar sadopak, dhe sipas informatave, edhe po vazhdohet me investime, megjithatë pamjet që na kanë ardhur nga miq tanë, flasin qartë për gjendjen e saj: fotoja e parë shfaq gjendjen e mjerë dhe gati të rrënuar të murit ku është e vendosur pllaka identifikuese, kurse fotot tjera janë kapur në plan më të gjerë./fokusi.org

alfabetishtepia1

 

alfabetishtepia2 alfabetishtepia3alfabetishtepia