Në Prishtinë për tre vjet ka rënie të popullsisë, shkak emigrimi

30.10.2016 22:56:18

Nga Prishtina vitin e kaluar janë larguar 1253 banorë për në shtetet e jashtme.

Ndërkaq në vitin 2014 kanë emigruar 1343 banorë nga kryeqyteti, ndërsa kanë hyrë në Prishtinë 2456 vetë, derisa në vitin 2015 kanë imigruar 2408 persona.

Në vitin 2012, Prishtina kishte 205,135 banorë, 2013- 207,477 banorë, në vitin 2014 – 207,062 prishtinas, e në vitin e kaluar kishte 204,721 banorë, pra më pak se në 2012, 2013, 2014, njofton Klan Kosova.

Njëra ndër arsyet e zvogëlimit të numrit të banorëve në kryeqytet, sipas Hazbije Qeriqit, zyrtare për marrdhënie me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, është emigrimi.