Në Prizren hiqen flamujt e Turqisë: Është festa e shqiptarëve, jo e turqelive

28.11.2016 10:10:01

Një ditë më parë u bë e ditur se në Kosovë ishte ngritur flamuri kombëtar, i Shqipërisë, por bashkë me të ishin vendosur edhe flamujt të Turqisë.

Një fyerje historike kjo, sepse shqiptarët pikërisht pavarësinë e shpallën nga turqit.

Por jo të gjithë e kanë menduar kështu si njerëzit që kanë ngritur flamurin turk bashkë me atë shqiptarë.

Disa të rinj në Prizren gjatë natës kanë vendosur që të heqin flamurin turk, duke thënë se kjo ishte festa e shqiptarëve e jo turqve.

“Është festa e Shqiptarëve e jo e Turqelive”, shkruan në Facebook, faqja Dardania Sacra që ka bërë publik edhe videon e shkuljes së flamujve të Turqisë.