Rama takohet sot me kancelaren Merkel

28.11.2016 10:20:28

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me kancelaren Angela Merkel. Takimi pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 ndërsa në fokus të bisedës do të jetë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Rama dhe Merkel do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale.

Takimi vjen pak ditë pasi një deputet i CDU ishte në Tiranë dhe deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur 7 kushtet për çeljen e negociatave. Gunther Krichbaum tha se nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar këto kushte.