Operacioni për çlirimin e Musulit, Peshmergët në frontin Hazir çliruan 7 fshatra

17.10.2016 16:39:22

Zyrtarët e Irakut heksojnë se rruga kryesore midis Musulit dhe Erbilit është në duart e Peshmergëve.

Forcat Peshmerga në kuadër operacionit për çlirimin e Musulit nga organizata terroriste DAESH, në frontin Hazir kanë çliruar shtatë fshatra.

Zëdhënësi i njësisë përgjegjëse të operacionit, Helgurt Hikmet, tha se Peshmergët kanë çliruar fshatrat Tarjala, Basahra, Bedene e Vogël, Bedene e Madhe, Kebervi, Baskelan dhe Emir Sheikh.

Hikmet shtoi se forcat Peshmerga kanë filluar luftën pas shpalljes së fillimit të operacionit nga Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, për çlirimin e Musulit, dhe se në mëngjes filluan të bombardojnë bastionet e DEASH-it.

Sipas tij, rruga kryesore midis Musulit dhe Erbilit është në duart e Peshmergëve.

Në operacionin e çlirimit të Musulit janë përfshirë rreth 15,000 pjesëtarë të forcave Peshmerge të pajisur me armë të rënda.

Rikujtojmë se kryeministri irakian, Haydar al-Ibadi, deklaroi se të dielën në mesnatë ka filluar operacioni i çlirimit të Musulit nga DEASH-i. Njoftimin për fillimin e operacionit për çlirimin e Musulit, Al-Ibadi e ka thënë në televizionin kombëtar. Me këtë rast ai tha se në qendër të qytetit do të hynë vetëm forcat ushtarake dhe policore.