Britania ngrinë llogaritë bankare të televizionit “Rusia Today”

17.10.2016 16:41:10

Në ueb faqen e RT-së shkruhet se vendimi i bankës NatWest që është e lidhur me grupin “Royal Bank of Scotland”, është marrë pa ndonjë sqarim.

Autoritetet britanike kanë ngrirë të hënën të gjitha llogaritë bankare të transmetuesit shtetëror rus, “Rusia Today” (RT), raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeredaktorja e televizionit me seli në Moskë, Margarita Simonyan, lajmin e publikoi përmes llogarisë së saj në Twitter. “Llogaritë tona bankare në Britani janë bllokuar. Të gjitha. Vendimi nuk mund të ankimohet. Rroftë liria e shprehjes”, kishte shkruar ajo.

Në ueb faqen e RT-së shkruhet se vendimi i bankës NatWest që është e lidhur me grupin “Royal Bank of Scotland”, është marrë pa ndonjë sqarim.