Rama në Al Jazeera: Shqipëria apo Serbia e Madhe, mbetje nga e kaluara (Video)

17.10.2016 16:52:13

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë në një intervistë për Al Jazeera Balkans, se Shqipëria e Madhe asnjëherë nuk ka qenë opsion i politikës së tij.

“Nuk ka qenë asnjëherë”, thotë Rama në atë çfarë dëgjohet në promon e emisionit që emetohet sonte, e hënë, me fillim në orën 21:00.

Ai shtoi më tej se: “Besoj fuqishëm se Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, apo çfarëdo qoftë e Madhe është vetëm ajo që e kaluara na ka lënë”.

Intervista e Ramës për Al Jazeera vjen pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd, për çka edhe u kritikua shumë nga disa opinionitë e gazetarë në Kosovë.