Qendra për kriza: Të paraqiten vetëm rastet ku duhet bërë vlerësim të dëmeve nga tërmeti

13.09.2016 20:02:51

Qendra për menaxhim me kriza ka reaguar me një shkrim drejtuar mediave për rastin e vlerësimit të dëmeve nga tërmetet.

”Apelojmë që qytetarët të përdorin numrin 195 vetëm për të paraqitur rastet ku ne duhet të llogarisim rrezikun në ndërtesa nga tërmetet e jo të paraqiten për të paraqitur dëmet nga tërmetet. Nëse qytetarët nuk mund të kapin linjë të lirë në linjat e kësaj qendre të shkruajnë email me adresën e tyre të saktë në email adresëat rcukskopje195@cuk.gov.mk dhe mail@cuk.gov.mk ” thonë nga Qendra për menaxhim me kriza.