Në Prizren, vetura godet një grua shtatzanë (Foto)

18.10.2016 21:59:01

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku si pasojë një veturë ka godit një këmbësore të rastit.

Një lexues i Indeksonline ka treguar se e aksidentuara është një grua shtatzënë, po ashtu ai është ankuar edhe për mosardhjen e policisë.

“Ka pothuajse 30 minuta prej kur ka ndodhur aksidenti dhe policia ende nuk ka ardhur. Një veturë e policisë ndodhet 20 metra larg vendit të ngjarjes por asnjëri prej tyre nuk është prezent”, ka thënë ai.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim për rastin.

14797517-10205276603113536-1729784156-n 14795956-10205276553152287-648891125-o