Në qytetin e Rahovecit, sot është kremtuar 27 vjetori i themelimit të LDK-së në këtë degë

18.03.2017 16:28:22

Ministri i Financave, njëherit kryetar i kësaj dege Dr. Avdullah Hoti duke kujtuar me pietet ata që vepruan dhe punuan për LDK-në, shpalosi punën e tij, ku një ndër ministritë më të suksesshme është ajo që e udhëheq vet ai, me politika të LDK-së.

Kryetari i LDK-së, kryeministri Akademik Isa Mustafa, vlersoi lartë kontributin e veprimtarëve të LDK-së të kësaj dege, dhe u zotua se komunës së Rahovecit nuk do të i’u mungojë përkrahja asnjëherë.

Rahoveci së shpejti do të vendosë për qeverisjen më të mirë të komunës, dhe atë përmes programit të LDK-së.