Në rrethana të çuditshme/ Të vdekur në mes të rrugës, në Tiranë dhe në Durrës

10.03.2020 15:00:25

Dy persona janë regjistruar të pajetë mesditën e kësaj të hëne. Ata janë konstatuar pa shenja dhune dhe policia në njoftimet e saj zyrtare për të dy rastet sqaron se po punohet për zbardhjen

I pari është gjetur në Tiranë në orën 12:21 minuta tek Kopshti Zoologjik, në trotuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërsa në Durrës, një orë më vonë. Sipas Policisë, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.