Pas Grenellit edhe O’Brien mbështet deklaratën e senatorit amerikan për tërheqjen e trupave nga Kosova

10.03.2020 15:05:27

Senatori amerikan, David Perdue, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

Ky qëndrim i senatorit amerikan fillimisht ka marrë mbështetjen e të dërguarit të posaçëm për dialog të SHBA-së, Richard Grenell, e pas tij, qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.