Shqipëri/Koronavirusi, nisin kontrollet për personelin e Forcave të Armatosura

10.03.2020 15:17:00

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në strukturat vartëse të saj.

Sipas një komunikate të publikuar nga Minstrja Olta Xhaçka, mësohet se janë kontrollet po kryhen në repartet ushtarake por edhe te personeli shëndetësor.

Olta Xhaçka: Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit. Ka filluar procesi i sensibilizimit të personelit ushtarak dhe civil të Forcave të Armatosura rreth masave higjenike-sanitare.