Në seancën e “Grupit të Kumanovës” u arrestua edhe një kameraman i “RTV21”

02.11.2017 20:37:41

Kameramani i RTV21, gjatë kryerjes së detyrës së tij në Gjykatën Penale në Maqedoni, sot është ndaluar nga policia.

Po ashtu së bashku me kameramanin e TV21 është ndaluar edhe fotoreporteri i Indeksonline.

Rreth këtij rasti foli kryeredaktori i TV21, Fatmir Aliu i cili këtë rast e quajti incident të pakëndshëm për mediat. Kameramani i ndaluar i TV21 Ibrahim Mahmuti dhe fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka treguan për TV21 se si ishin ndaluar nga policia maqedonase.

Rreth ndalimit nga policia maqedonase të fotoreporterit të Indeksonline ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të cilët e kanë dënuar këtë rast./21Media/