Në seancën e jashtëzakonshme po merr pjesë edhe babai i Nehat Thaçit

11.10.2016 16:35:16

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se në seancën e jashtëzakonshme e cila ka filluar para disa minutave po merr pjesë edhe babai i drejtorit të Policisë së Kosovës  në veri, Nehat Thaçi.

Seanca është thirrur pas një iniciative të deputetit Gëzim Kelmendi, e cila kishte marrë mbështetjen e një numri të deputetëve.