Në Shadërvan të Prizrenit arrestohet dileri i drogës

07.08.2016 19:34:30

 

Në sheshin Shadërvan, Prizren, Policia e Kosovës, më 5 gusht rreth orës 23:40, ka arrestuar një mashkull të dyshuar pasi që te i njëjti gjatë kontrollit i janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 21 paketime të mbështjella me folje në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike si dhe 193 euro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një qese me 20 paketime me substancë të dyshuar narkotike në peshë prej 280.96 gr.

I dyshuari me vendim të prokuronit është dërguar në mbajtje.