Anija shqiptare ‘Oriku’ shpëton 100 sirianë në Egje, mes tyre gra dhe fëmijë

31.10.2017 14:33:45

100 shtetas sirianë mes të cilëve 39 fëmijë janë shpëtuar dje dhe sot në 2 operacione të ndryshme nga anija shqiptare Oriku në detin Egje.

Ka qenë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila përmes një statusi në faqen e vet në Facebook bën me dije se që nga nisja e misionit, 1 vit më parë janë mbi 800 jetë njerëzore të shpëtuara nga anija shqiptare.

“Dhe për këtë, pjesëmarrja e Forcës sonë Detare në operacionin e NATO-s në Egje do të zgjatet edhe 1 vit tjetër. Dhe Oriku do të zëvendësohet nga anija Butrinti, e cila po pajiset me sistem armatimi modern.