Dhurata Hoxha merr përkrahjen e Norvegjisë për procesin integrues

Dhurata Hoxha merr përkrahjen e Norvegjisë për procesin integrues

31.10.2017 14:27:39

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastad me të cilin diskutoi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit, përkrahjen e këtij vendi në drejtim të dinamizmit të procesit integrues të Republikës së Kosovës.

Ministrja Hoxha tha se shtetet mike kanë mbështetur Kosovën në shumë fusha që i kontribuojnë realizimit të agjendës evropiane.

“Komponentët e veçantë të procesit integrues si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe energjetika, janë fusha që Mbretëria e Norvegjisë i ka mbështetur fuqishëm. Konsiderojmë se këto fusha i kontribuojnë plotësimit të kushteve brenda këtij procesi. Me ambasadorin u pajtuam se procesi do dinamizuar dhe ndjehem e lumtur që për këtë mora përkrahje të duhur”, theksoi ministrja Hoxha, duke mirëpritur përkrahjen për agjendën evropiane.

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, theksoi se Kosova do ta ketë përkrahjen në të gjitha aspektet e integrimit, qoftë në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, qoftë në procesin integrues.

Kontributi i taksapaguesve norvegjez, për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës është e çmueshme, është dhënë kontribut dhe përkrahje nga ky vend mik për liberalizimin e vizave.