Kosova së shpejti me qasje në të dhënat e Tribunalit të Hagës

31.10.2017 14:13:12

Prokuroria Speciale e Kosovës në një të ardhme të shkurtër do të ketë qasje në të dhënat e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës që ndodhën në luftën e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur prokurorja Drita Hajdari në konferencën “Qasja në drejtësi dhe reparacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin” që po mbahet në Prishtinë.

Në këtë konferencë ka folur edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka kritikuar ekzekutivin për siç tha ajo zvarritjen e procesit të kompensimit të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Sipas saj, reperacioniet për të mbijetuarat e dhunës seksuale janë kusht që në Kosovë të mbijetojë paqja.