Këshilltari i Pacollit: Daçiq gënjeu, Surinami nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën

31.10.2017 13:12:12
MPJ e ka mohuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili tha se shteti i Surinamit e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Jetlir Zyberaj këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë për lajmi.net se deklaratat e Daçiqit nuk janë gjë tjetër përveçse shpifje.

“Nuk është e vërtet se Surinami ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës këto janë shpifje. Tërheqja e njohjes nuk është e mundur pasi e ndalon e drejta ndërkombëtare. Edhe njëherë them se kjo është shpifje”, është shprehur Zyberaj.

Në deklaratat e tij, Daçiq ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk do ta bëjë publik këtë lajm edhe pse është një ngjarje shumë e rëndësishme.