Në SHBA brenda 24 orëve mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi

11.04.2020 07:46:48

Në total, numri i personave të prekur është 502.876. Të shëruar janë 27,314 persona dhe viktima nga koronavirusi 18,747. New Yorku mbetet shteti më i prekur me 172,358 raste. Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet.

Ai tha gjithashtu se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.