Në shënjë “respekti” për kontributin e madh të gazetarit dhe publicistit Halil Matoshit , në funksion të formimit të kombit Kosovar!

14.01.2020 20:48:29

Nga: Adem Bytyçi

Gazetari Matoshi, përndryshe këshilltar i ish Kryeministrit Haradinaj , në mënyrë të vendosur dhe të përseritur është orvatur të arsytojë Doktrinen e tij metafizike- sociologjike për formimin e Kombit të ri Kosovar, si një sinonim i vozionit të tij të bazuar në premisa  të ndarjës së një kombi të vetëm në dy kombe me tipara dhe elemente katerciprisht identike, por me dallim vetëm në etimologjin e fjalës , Njëri kombi shqiptar e tjetri kombi Kosovar, një shpifje ” epikale” socio-fillozofike e gazetarit Matoshi, për ndarjen e kombit shqiptar në dy kombe…
Teoria dhe praktika e doktrinës socio-fillozofike të gazetarit dhe piblicistit Halil Matoshi, për formimin e Kombit Kosovar, përkon me  mënyrën  më të gjithashme të doktrinës Qubrillovoqiane anti shqiptare , e cila në të gjitha trajtat e saj  mohonte kombin shqiptar dhe mundohej  të shlynte kujtesën historike të njerit ndër kombet më të vjetra të Europës!
Jo vetëm për këtë, por edhe për shumë shumë fakte tjera gnesologjike , Gazetari Matoshi, duhet të hjek dorë përfundimisht nga një doktrinë ekskluzivisht anti kombëtare shqiptare , të cilën në një fazë  të më vonëshme të zhvillimeve politike në rajon dhe në Europë ,do të përkrahte edhe politika e shtetit serb, me qëllim të dëmtimit të kombit shqiptar si terësi …