Janë futur në një tren të gjithë të pabesët…?!

14.01.2020 21:01:29

Nga Skënder MULLIQI

Rrjedhat e ngjarjëve të deritashme politike, kan shtuar frikën së Kosova, nga këto politika miope , po futët në një fazë të rrezikshme. Eshtë vërtetuar tashmë , së këta politikan nuk janë të interesuar për fatin e popullit dhe të shtetit ?! Për 20 vite e shfrytëzuan pushtetin, për ta dërguar ujin në mulli të vet. Me këtë lloj të njerëzve nuk është e jashtëzakonshme, çkado që ndodhë sot në Kosovë.Janë futur në një tren të gjithë të pabesët …?!Ngulfatën çdo nismë , e cila nuk është në përputhshmëri më mendimet e tyre politike. Nuk lejuan po thuaj asgjë që një shtet e bën të lirë dhe demokratik.Madje çdo ditë e më shumë po na kufizohet edhe liria e të shprehurit dhe liria përsonale.Qytetarët po dalin në votime vëtem formalisht, së askush nuk po ua përfillë zërin , votën dhe kërkesat reale të tyre. Po humbim çdo ditë e më shumë edhe identitetin tonë nacional.Kur nuk kujtohet e kaluara, dhe kur nuk punohet as për të ardhmën, atëherë si ka mundësi të bëhët shteti?!Të gjitha këto kan mbetur më shumë shkronja në Kushtetutë! Kush po i përfillë nga politikanët sot Kushtetutën? Pak kush. Të këqijat e mëdha, po i qesin në margjina të mirat e vogla.Probleme për Kosovën tash e një kohë të gjatë janë bërë: krimi, korrupcioni , nepotizmi, varfëria, largimi nga vendi… nga të gjitha larmitë e rrenave që po në servohen , së gjendja është e mirë. Eshtë rrënuar fusha politike e bisedimeve dhe vendimeve të mëdha . Po ngulfatat edhe liria faktike ,së provizore kemi liri më bollëk! Ne vend të pavarësisë së fituar , kemi mbetur të varur ?!Nuk po gjendën kompromisët politike edhe atëherë kur po rrezikohet Republika.A është e mundur që më çdo kusht ata që janë ngjitur në pushtet, ti ruajnë pasuritë dhe privilegjet pushtetare?!Për të mirën e përgjithshme do të ishte, ti zvoglojnë aspiratat e tyre, dhe të zhvillojnë marrveshje korrekte politike(LVV e LDK)… Organet e reja, nuk ka mundësi të formohen ndryshe…