Në Shkup u mbajt turne tenisor diplomatik

16.10.2016 15:00:24

Nën organizimin e klubit të tenisit ABC nga Shkupi dhe ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Poposki, në shkup u organizua turneu tradicional tenisor diplomatik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky ishte edicioni i 20-të i këtij turneu, ku morën pjesë përfaqësues të zyrave diplomatike-konzulare të misioneve ndërkombëtare në Maqedoni.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe amabsadori amerikan Jess Baily, ai italian, Karlo Romeo dhe ambasadori holandez, Wouter Plomp. Pjesëmarrësit u shpërblyen me dhurata simbolike nga sponzorët e aktivitetit.