Në Shqipëri: Ilir Meta: Lideri i mavisë, i tmerruar nga fakti se Berati është i kuq

22.06.2017 09:16:52

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur fushatën e saj në Berat. Ish kreu i kësaj force politike, Ilir Meta ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se lideri i mavisë, ku i referohet këtu Edi Ramës,  është i tmerruar nga fakti se Berati është dhe do të jetë i kuq.

“Kot i mban shpresat te bluja kryetari i mavisë, qoftë të “Lulushi”, qoftë të Policia. S’i bën derman as marrëveshja e errësirës me “Lulushin” as policia të cilës i bëri thirrje pak ditë më parë që të bejne fushatë pë votat për PS i tmerruar nga fakti që Berati është dhe do të jetë i kuq. Berati është dhe do jetë i kuq me LSI. Edhe Kavaja do i shporrë bandat e Rilindjes, ndaj asnjë shpresë të mos ketë lideri i mavisë, Berati është dhe do jetë i kuq, jo i kuq po flakë fare. Sepse nuk i harron mashtrimet. Cirku mbaroi se Berati ka halle, probleme. Më mirë të shkarkojmë kreun e Rilindjes në 25 qershor se sa të rinjtë dhe të rejat të braktisin Beratin dhe gjithë Shqipërinë.

Kreu i Rilindjes zgjodhi vendin më të gabuar për të sulmuar pabesisht LSI-në dhe për të provokuar përçarjen e të majtës që e ka bërë dhe herë të tjera. Po i them se në 25 qershor të gjithë socialistët të cilët u injoruan, poshtëruan nga Rilindja, e kanë alternativën e tyre të votojnë LSI për bashkimin e të majtës, sepse në 4 vjet ai jo vetëm që s’u kujdes për Shqipërinë e shqiptarët por u ktheu kurrizin socialistëve sapo i mori votat dhe u vu në shërbim të 5-6 oligarkëve të cilët drejtonin dhe qeverinë e Berishës me vendimet që merrnin”.