Mustafa: Nëna, motra e gra, Kosova ua dedikon juve ekzistencën

08.03.2017 11:58:31

Sot shënon Dita Ndërkombëtare e Gruas anembanë botës. E për këtë edhe liderët tanë kanë urime të veçanta.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka nderuar ato me pak fjalë por me domethënie.

Shkrimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

“Të nderuara nëna, motra, kolege, gra kosovare,

Republika e Kosovës ua dedikon juve ekzistencën dhe çdo sukses të mëtejshëm.

Respekti për ju është ndjenjë njerëzore, obligim moral, qasje institucionale dhe përcaktim shtetëror.

Urime 8 Marsi!”.