Isa Mustafa: Demarkacioni lojë e Haradinajt, Qeveria do të bie

25.12.2017 22:32:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar ashpër kryeministrin Ramush Haradinaj, rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se qeverisja Haradinaj nuk do ta zgjidhë çështjen e demarkacionit dhe liberalizimin e vizave, derisa theksoi se viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve, meqenëse siç tha ai, kjo qeveri do të bie.

“Është sjellje jo serioze e kryeministrit Ramush Haradinaj.  Është një loj shumë jo serioze e kryeministrit Haradinaj. Është jo serioze ta votojë në Qeveri dhe të thotë se tash i mbetet Kuvendit që ta rrëzoj. Ligjet dërgohen në Kuvend për t’u miratuar dhe jo për t’u rrëzuar. Prandaj është sjellje jo serioze e një kryeministri. Nuk është kufiri aty ku thotë kryeministri dhe kjo është një tentivë jo serioze”, tha Isa Mustafa në një intervistë për RTK.

Sipas tij, askush deri më tash, as Komisioni i Bulliqit dhe as Komisioni paraprak nuk ka arritur të dëshmojë se një metër katror ka humbur Kosova.

Qeverisja e Haradinaj, sipas tij, po i numëron muajt e qeverisjes, pasi siç tha ai, kjo qeverie do të bie vet, nëse jo atëherë, LDK shtoi Mustafa, sigurisht se do të ngre mocionin për rrëzimin e saj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Në 100 ditshin e kësaj qeverie, Mustafa thotë se propaganda është e vetmi sukses. Mustafa e ka krahasuar qeverinë e Ramush Haradinajt me Vetëvendosjen.

“Kemi folë shumë për Vetevendosjen edhe kemi thënë se ata e kanë arrit kulminacionin në propagandës edhe kerkush me këta s’mund të garojë me propagandë. Unë mendoj se edhe Qeveria e Haradinajt në qoftë se në diçka e ka mbërri suksesin më të madh e ka mbërri në propagandë”, tha ai për RTK.

Tha se opinioni po manipulohet me informata të pa rëndësishme.

“Kur po çohet kryeministri, kur po ja nis punës, kur po hanë, kur po ecë këmbë e kur po ecë me makinë. Do të thotë janë çështje të cilat unë mendoj se asnjëri prej nesh nuk kemi nevojë të merremi me to e s’kemi nevojë as t’i promovojmë”, tha Mustafa.

Ai e ka cilësuar të gabuar vendimin e qeverisë së Ramush Haradinajt për faljen e borxheve për shfrytëzuesit e ujit për qëllime biznesi, duke thënë sefalja e borxheve te ujit nga Qeveria është joligjore.

“Dëshiroj që ta kemi një qeveri që zbaton dhe respekton ligjin”, tha Mustafa.

“Kemi disa vendime të kësaj qeverie, që janë vendime joligjore… si vendimi për falje të borxheve të ambalazhuesve të ujit”, ka deklaruar paraardhësi i Haradinajt.

“S’ka të drejtë Qeveria me asnjë ligj që vetë t’i çojë gishtat dhe të thotë se i fala 60 milionë euro borxhe të ambalazhuesve të ujit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka cilësuar joligjor edhe “vendimin për shkarkimin e bordeve që janë në kompetencë të Kuvendit”