Në Shqipëri: Lulzim Basha: Programi im, i njëjtë me atë të presidentit Trump

16.06.2017 12:25:09

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me mbresat që i ka lënë takimi dje mbasdite me qytetarët e Shijakut. Ai ka publikuar fotot e këtij takimi me shënimin:

“Plani im për uljen e TVSH-së do të lërë më shumë të ardhura në xhepat e tyre, ndërsa ulja e taksave për biznesin do të shtojë vendet e punës. Programi im për 10 mijë stazhe një vjeçare pune të paguara për të sapodiplomuarit, i njejtë me programin e Presidentit Trump, do t’u japë mundësi të rinjve të integrohen në tregun e punës. Fitore”.