Në Shqipëri/ O vdekje o liri për shtëpitë tona! Gratë para fadromave, burrat mbi çati, përplasje me qindra policë

08.04.2019 12:03:27

Fadromat janë ndezur dhe po përparojnë duke iu afruar metër pas metri shtëpive që do të prishen sot tek Bregu i Lumit, aty ku do të vijojë bulevardi i ri.

Familjet e pashpronësuara nga shteti i kanë dalë para qindra policëve të armatosur, për të mos lejuar shembjen e shtëpive pa u dëmshpërblyer: gratë kanë dalë para fadromave dhe po përleshen me Policinë, kurse burrat dhe djemtë e tyre kanë hipur mbi çatitë duke pritur t’i shembin bashkë me to. Britma dhe mallkime dëgjohen nga bnorët kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.