Në Spanjë shkatërrohet banda e hajnave shqiptarë që harxhonin paratë në drogë e prostituta

20.08.2016 19:31:30

Agjentët e Policisë Kombëtare në Valencia kanë shkatërruar një grup grabitësisht shqiptarë të specializuar në vjedhjet e shtëpive.

Gjatë operacionit policor ranë në pranga pesë persona. Të arrestuarve, të cilët ishin të ndarë në dy grupe, i atribuohen të paktën dymbëdhjetë vjedhje në Madrid, Pontevedra, Asturia, Guipuzcoa dhe Navarra. Të ardhurat dhe fitimet që siguronin nga aktiviteti kriminal i vjedhjeve, financonin shpenzimet për prostitucion, drogë dhe alkool të anëtarëve të organizatës.

Pothuajse të gjitha grabitjet janë kryer kur pronarët ishin brenda shtëpive.

Sipas mediave spanjolle, shqiptarët kanë publikime në rrjetet sociale duke festuar, duke vallëzuar apo hedhur paratë në ajër.

Anëtarët e grupit kanë kundërshtuar forcat e policisë në momentet e arrestimit. Deri më tani janë arrestuar pesë anëtarë të organizatës. Operacioni është ende në vijim për arrestime të tjera.