Në Spitalin e Gjakovës, 25 pacientë me COVID-19 janë në oksigjeno terapi

02.09.2020 10:43:23

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë duke u trajtuar 42 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga ky spital, 28 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv, 8 pacientë janë konfirmuar negativ, kurse 6 pacientë pritet të testohen.

Në trajtim me oksigjeno terapi janë 25 pacientë.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, thuhet në njoftimin e spitalit.