Apeli i Yuri Kim nga Shkodra: Është dita juaj, shpresojmë që çdo shqiptar të votojë

25.04.2021 17:32:15

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndodhet në qytetin e Shkodrës ku edhe po ndjek nga afër procesin zgjedhor.

“Pata një mundësi të mrekullueshme të shikoja demokracinë në veprim në Shqipëri. Gjithashtu shkëlqyeshëm pashë se funksionoi sistemi i leximit të kartave të identitetit. Gjithashtu pashë se në një rast problematike plani rezervë funksionoi mjaft mirë.

Siç e kam thënë në nuk mbështesim asnjë kandidat apo parti të caktuar, por ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar të ketë mundësinë të votojë pa frikë dhe pa ndërhyrje! Kjo është dita juaj”, tha Kim.