“E kreva detyrën time qytetare”, mjeku i njohur zbulon se ka votuar: Për ardhmërinë e vendit tim

25.04.2021 17:34:42

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka zbuluar përmes një postimi në “Facebook” se ka votuar. Ai shprehet se e ka kryer detyrën e tij si qytetar, si një qenie shoqërore i plot përgjegjshëm për ardhmërinë e vendit.

Gjithashtu Kalo shton se pas votimit është nisur për në punë, pasi beteja me armikun e padukshëm, Covid-19, ende nuk e kemi fituar.

“Kohë kovidiane…. 25.04.2021….I vetëndërgjegjshëm dhe i plotëshpresë unë Dr. Tritan Kalo, e kreva detyrën time qytetare si një qënie shoqërore i plotëpërgjegjshëm për Ardhmërinë e Vendit tim, të Popullit e të Kombit tim, porsa VOTOVA….Si Profesionist tashmë jam udhës për në QSUNT, sepse betejën me armikun e padukshëm, “flamën mbarëbotërore” të Sars- Cov2/Covid-19 ende nuk e kemi fituar…. KURRË mos e ulni besimin në Përkushtimin, Punën, Profesionalizmin dhe Përkujdesin tonë…. Ditë më të djellta na presin…. Together forever!!!”, shkruan mjeku i njohur bashkëngjitur me fotot ku tregon se ka votuar.