Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ironizuar me paralajmërimet e PDK-së dhe AAK-së për vendime të mëdha, duke vënë në vëmendje edhe një herë se vendimin më të madh, PDK e ka marr pas turit të dëgjimit kur edhe populli i tha të dorëzohet dhe iu dorëzua një partie të vogël.
“PDK e AAK për dy tre ditë paralajmëruan vendimet kapitale për Kosovën. Por, pasi dështoi në maraton, pas dy vjet e gjysmë, vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël. Tani, për koalicionin e karavanit të partive, pason “turri”i votës, i cili bashkërisht do t’ua tregoj vendin. Pastaj kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.” – thuhet në postimin e z. Mustafa.






































