Në spitalin e Kukësit “vizitohen” edhe dhitë e kecat (Foto)

09.11.2017 19:15:10

Ndryshimet atmosferike dhe rënia e temperaturave kanë ndikuar në shfaqjen e virozave gripale dhe shtimin e rasteve ku pacientët kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Por në spitalin e Kukësit, krahas pacientëve në një ditë të zakonshme që i drejtohen ambienteve të spitalit për t’u këshilluar me mjekët  në lidhje me shqetësimet që hasin dhe problemet e tyre, sot siç duket edhe në foto bluzat e bardha kanë patur pacientë speciale dhe këto janë tri dhi, të cilat kanë përshkruar korridoret e spitalit, ndoshta për të kërkuan ndihmën e mjekëve nga luhatja e temperaturave  dhe virozat stinore, transmeton report.tv.

Sakaq, nuk dihet se si u shfaqën kafshët  në ambientet e spitalit, por kjo panoramë të lë të kuptosh se në spitalet tona ndodhin çudira nga më të ndryshmet