Mattis: NATO ka diskutuar shkeljet e marrëveshjes nga Rusia

09.11.2017 19:27:10

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se ministrat e mbrojtjes të NATO-s, kanë adresuar çështjen e “shkeljes” se marrëveshjes nga Rusia, për kontrollin e armëve.

“Kemi diskutuar shkeljet e Marrëveshjes së forcave bërthamore nga Rusia dhe përpjekjet tona të përbashkëta për ta rikthyer Rusinë në pajtueshmëri me marrëveshjen”, ka thënë Mattis për gazetarët më 9 nëntor.

Mattis shtoi se “kjo është shumë e nevojshme për të ruajtur besimin në marrëveshjen për kontrollimin e armëve”.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 1987 dhe njihet me shkurtesën INF.

Kjo marrëveshja ka ndikuar që të eliminohen të gjitha raketat balistike në Evropë.