Në Turqi rritet numri i vdekjeve nga coronavirusi – 119 viktima të regjistruara vetëm në 24 orët e fundit

21.04.2020 18:15:52

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë njoftoi se numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 2.259, me 119 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ministria turke po ashtu njoftoi se me 4.611 raste të reja numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 95.591.

Ministria theksoi se me 1.488 të shëruar në 24 orët e fundit, numri i personave të shëruar nga COVID-19 në vend është rritur në 14.918.

Ndryshe, numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 2,5 milionë, sipas faqes së internetit