Në Vatikan: Hashim Thaçi do të takohet në një audiencë private me Papa Françeskun

27.09.2017 22:04:39
Presidenti Hashim Thaçi të enjten do të pritet në audiencë private nga Papa Françesku në Vatikan.

I pari i shtetit këtë lajm e ka dhënë përmes llogarisë së tij në Facebook, duke nënvizuar se këtë takim e ndjen si nder të madh për të dhe vendin.