Në vend të xhamisë të Ura e Ibrit ndërtohet fushë tenisi, Spahiu kërkon burgosjen e Isa Mustafës

25.09.2016 16:34:47

Analisti dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu thotë se në vend të xhamisë që ishte para luftës afër urës së Ibrit, tash do të ndërtohet fushë e tenisit.

“Sot vizitova punimet në Urën e Ibrit dhe pashë se po ndërtohej fusha e tenisit në trollin e Xhamisë së Ibrit, Xhamisë më të vjetër në Mitrovicë, që qëndronte aty me shekuj, të djegur e rrënuar nga forcat serbe në prill 1999”, thotë Spahiu, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, kjo është bërë në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

“Çdo popull normal për këtë akt do t’i dënonte me burg të përjetshëm Isa Mustafën, Edita Tahirin, Blerim Shalën, Naim Tërrnaven, për tradhti të lartë ndaj atdheut, shkatërrim të kulturës etj”, ka thënë ai në fund.

fushat2 fushat1