Në vitin 1958 për hërë të parë e shkela kufirin me Malin e Zi, Në Kullë

06.11.2017 10:34:13

Nga Prof.dr Binak Maxharraj

Ishte muaji qershor i vitit të largët 1958. Një mbramje baba më thotë: biro shko me fjetë se nesëe do te zgjohemi hërët dhe do të shkojm Mbas Bjeshke, së kam një punë në Pacaj të Rozhajës. Isha i ri shtalb, vtem 12 vjeç. U zgjuam hërët,ishte hala errësirë, aty këtu ndëgjohet ndonjë e lehur të qenit,kurse gjelat kryeneq me kukurimen e tyre po lajmeronin lindjen edhe të një dite të re.

Ishte një ditë e bukur me një freski,por hala ne atë mengjes të hershem vreheshin xixillojat me atë fenarin e tyre karakteristik qe sikur lajmeronin se kallamoqi ka nisë me dalë dhe është duke u rritur.
U nisem, kaluam katundin Studenicë dhe po i afroheshim Kaliqanit.Rruga ishte e zorshme me plotë leqe, më gropa gropa dhe më pluhur. Kur arrijtem në katundin Kaliqan aty afër rrugës ishte një shtepi, pak sa e dallueshme nga shtepit shqiptare,kur papritmas ne rrugë doli një thi i madh me ç’rast pak u frigësova, sepse për hërë të parë kisha parë nje thi kaq te madh.
Kur e vrejti shqetesimin tim bab u ndal dhe me tha: biro kjo është shtepia e Dragishës, ai ka ardhë nga Mali i Zi të cilin,si shumë te tjerë i kanë pru si kolon ne Kosovë?!!.Dragisha ishe ba edhe shumar në këtë anë.Vite më vonë këtë Dragishen e kamë pa shpeshe edhe Vrellë më një pushkë të gjatë në krah. Ai e fliste mirë shqipen.
Vazhduam rrugën nëpër katundin e Jabllanicës dhe po i afrohe-
shim katundit Radac nga i cili ndegjohej gugullima e Ujëvarës së Drinit të Bardhë dhe malet e larta mbi Radac që të mahnitshin më bukurin e tyre madheshtore. Nga Radaci ngulë përpjetë vazhduam rrugën më të vështirë,sepse duhet te ecshim thik përpjetë për të mbrri deri të Kulla e Zhlepit,e pastaj ne Pacaj. Rruga ishte shumë e keqe, më pluhur, plotë gropa gropa por më shumë leqe të cilat ishin gadi si te ngjitura mes vete dhe na dukej së s’po ecnim hiq. Por,ishte një rrugë me male pitoreske.Gjatë rrugës takuam tu-
fa delesh dhe lopesh të cilat kullotnin,pra aty ishte një jetë baritore ku ndëgjohej kënga e qobanit dhe e qikave qobanesha,
por ndihej edhe melodia e bukur e fyellit qe t’i qonte peshë ndjenjat e një jete të bukur baritore. Për rreth rrugës shiheshin stane të mbushur më plotë fëmij më faqe të kuq si molla të cilët e rrethonin baqicen e cila u jepte tambel dhe hirrë bjeshke.
Po i afroheshim pikës më te lartë në Alpet Shqiptare në Kullë të Zhlepit nga e cila si në shuplakë të dorës shihej Rrafshi i Dugagjinit,kurse pas neve shtrihej Rrafshnalta e Peshterit,ku dikuar aty kane jetuar shumë Shqiptarë të cilët pos plisit të bardhë si bora e kishin edhe shallin e bardhë si bora të mbjeshtellur rreth kreje. Tashti në Peshter jetojnë shumë pak Shqiptarë,sepse ata u debuan nga Serbet për në Turqi. Ishin kohë të vështira ateherë,zullumi ndaj Shqiptarëve ishte i madh deri ne fyt.
Pasi mbrrijm të Kulla e Zhlepit aty u ulem te pushojmë pak,sepse ishim shumë të lodhur nga rruga e gjatë. U ulem ne nja dy gur te cilët ishin nja 3-4 metra largë njeri tjetrit. Baba e qeli strajcen nga i cili nxori buken kollomoqe me pak djath dhe filluam të hamë. Pasi e hangri copën e vetë të bukës dhe e ndezi një cigare kaqak ai e qoi kryet dhe e drejtoi shikimin nga unë dhe më tha: mos i harro kurr këta dy gur në të cilët jemi ulur, e te cilet ishin nja 3-4 metra larg njeri tjetrit dhe si për habi ishin të shënuem me nga nje X më të kuqe.Ai vazhdoi, ne atë gur në të cilin je ulë ti është i Kosovës,
pra ti je hala në Kosovë, kurse ne këtë gur ne të cilin jam ukur unë është në Mal të Zi. Kjo hapsina prej disa metrash midis nesh është megja (kufiri)  midis Kosovës dhe Malit të ZI dhe kjo megjë nuk ka luajt kurr më tha baba, por edhe me një porosi që të mos e harroj kurr, por kete edhe tu a përcjellish fëmijve të tu. Këtë megjë siç e quant ai thojshin se e ka vu njefar Gjillasi.
Vazhduam edhe pak rrugen,tani teposhse,derisa mbrijm në Dacaj, një katund malor,më shtepia me kulm prej drrasash.Ate nat fjetem në Dacaj,na bane nje muhabet dhe pritje që s’harrohet.
Pijmë tambel me borë, por hangrem kaqamak dhe mazë të zieme. Në mbramje mbrrijmë në Vrellë me nje mbresë të paharrueshme. Pas shumë viteve kur jame rritë e ba i madh shpeshëherë më shok e kemi vizitue Kullen kete pjesë të Kosovës aq te bukur që veq zoti din te falë.