Ymer Havolli: Rezultatet e TRUST-it, janë lajme të mira për të...

Ymer Havolli: Rezultatet e TRUST-it, janë lajme të mira për të gjithë kontribuuesit e Kosovës

06.11.2017 10:10:58

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), pati rritje të aseteve të sektorit pensional gjatë këtij viti, duke kthyer miliona euro investime.

Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ymer Havolli, bëri me dije se TRUST-i pati performancë të mirë gjatë kësaj periudhe.

“Rezultatet që janë të TRUST-it, janë lajme të mira për të gjithë kontribuuesit e Kosovës”, tha ai sot (e hënë) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij nga viti 2009, TRUST-i, ka pasur kthime pozitive. “Jemi mbi 66 milionë euro. Tregjet po performojnë mirë dhe po kanë kthime pozitive. Presim edhe nëntorin dhe dhjetorin. Jam optimist për tregjet. Ky stabilitet ka bërë që mjete tona që i kemi të na japin optimizëm”, tha Havolli.

Ai tha se ka një strategji që është treguar stabile. “Ky bord ka marrë rrezikun. Ne kemi bërë një diversifikm të këtyre mjeteve”, tha ai. Sipas tij investimet dhe planet bëhen nga menaxhmenit dhe bordi.

“Natyra jonë e punës është me specifike, duhet të kemi kujdes në punë”, tha ai. Havolli bëri me dije se tani TRUST-i, ka në menaxhim mbi 1 miliard e 600 milionë euro. Sipas tij në tregjet financiar janë tani janë të investuar mbi 1 miliardë e 300 milionë euro, në tregjet si në ShBA, Evropë, Japoni etj.