Në zarfet e postës gjendet hashash. Do trafikohej në Itali

22.02.2017 21:35:59

Një qytetar nga Shqipëria ka tentuar që të trafikojë drogë, duke e futur atë në zarf dhe më pas e ka postuar drejt Italisë. Personi ende i paidentifikuar e ka ndarë hashashin në dy zarfe me një peshë totale prej 755 gram.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, rreth orës 11:00. Zarfet në postë janë skanuar dhe aty u zbulua plani naiv i dërguesit. Drejtuesit e postës në Tiranë, njoftuan policinë dhe kjo e fundit sekuestroi zarfet e dyshimtë.

Kur i  hapën zarfet,  panë se brenda tyre kishte kanabis stava. Autoritete policore kanë nisur hetimet për identifikimin e dërguesit në akuzën e trafikut të drogës.