Nedelkova: Nuk jemi të përshtatshëm për titullin “Star Wars” me Pançevskin

12.11.2016 10:57:21

Kryetarja e Gjykatës së Lartë në Shkup, Lidija Nedelkova, në një intervistë në emisionin “360 shkallë”, theksoi se kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, nuk meriton rizgjedhje në këtë funksion.

Ajo tha se nuk ka armiqësi personale mes tyre dhe se janë të papërshtatshëm për titullin mediatik “Star Wars”, që përshkruan marrëdhëniet në mes dy zyrtarëve të lartë gjyqësor.

“Nuk është marrëdhënie personale dhe nuk ka arsye pse të jetë. Kur isha kryetare e Gjykatës Penale, pikërisht unë kam promivuar Pançevskin që të jetë gjykatës në departamentin e krimit të organizuar”, deklaroi Nedelkova.